15:22 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Pas mosmarrëveshjeve, çifti i njohur të lumtur pranë njëri-tjetrit

Së fundi djali i legjendës së futbollit, David Beckham, Brooklyn u fotografua duke u fjalosur me të dashurën e tij aktuale, Hana Cross.

Çifti u kapen nga paparacit duke u grindur në makinë madje ata u panë edhe shumë emocionale duke u parë teksa të dy qanin, por kjo si duket i takon të kaluarës, shkruan Indeksonline.

Ishte, 20 vjeçari, Brooklyn i që përmes një imazhi të hedhur në ‘Instagramin’ e tij dëshmojë se ata janë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

“Të dua” ka shkruar Brooklyn në imazhin në të cilin e ka etiketuar të dashurën e tij, Hana.

Çifti fillimisht ishin lidhur në vitin 2014, por vetëm vite më vonë ata edhe zyrtarisht bënë publike romancën e tyre./Indeksonline/