Pas Muhaxherit, edhe Imri Ahmeti bëhet nënkryetar i LDK-së

Pasi arritën marrëveshjen për koalicion me LVV-në, LDK mbledhi Këshillin e Përgjithshëm, ku votoi për koalicionin.
Përveç kësaj, LDK zgjodhi edhe dy nënkryetar të ri, transmeton Indeksonline.
Përveç Gazmend Muhaxherit, nënkryetar i ri i LDK-së është edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.
Këshilli i Përgjithshëm ka vendosur që Ahmeti të jetë nënkryetari i pestë në parti.
Përveç Muhaxherit dhe Ahmetit, nënkryetarët tjerë të LDK-së janë: Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani./Indeksonline/