75 Mall Live Search
10:07 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pas Murillos, Barcelona po negocion që të transferojë edhe këtë futbollist

Dy ditë pas zyrtarizimit të Murillos, Barcelona është duke negociuar edhe me një lojtar tjetër për ta sjellur në janar. Bëhet fjalë për talentin argjentinas, Agustin Almendra.

Mesfushori i talentuar 18 vjeçar konsiderohet si një nga perlat e futbollit argjentinas dhe për këtë shumë skuadra evropiane janë vënë pas tij.

Barcelona ka bërë kontaktet e para me Almendran ndërsa do të bëj ofertën e parë zyrtare në fillim të janarit. 18 milionë euro është oferta e Barcës për margaritarin argjentinas.

Almendra është kapiten i Argjentinës për grupmoshat U21.

Atletico Madrid është skuadra që do të rivalizoi Barcelonën më së shumti drejt qëllimit për të siguruar shërbimet e këtij futbollisti./Indeksonline/