Pas Nachos, edhe ky lojtar do të largohet nga Real Madridi

Pas Nachos pritet të largohet edhe ky lojtar nga Real Madridi.
Bëhet fjalë për sulmuesin spanjoll Joselu, i cili sezonin që lamë pas ishte i huazuar te Real Madridi nga Espanyoli.
Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, Joselu nuk do të vazhdojë me Real Madridin dhe se pritet t’i bashkohet skuadrës nga Katari, Al Gharafa.
Joselu, aktualisht gjendet në grumbullim me Kombëtaren Spanjolle në “Euro 2024” ku pritet të startojë sonte ndaj Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi spanjoll, ka bërë 49 paraqitje sezonin që lamë pas dhe ka shënuar 17 gola në të gjitha garat, ku dhe fitoi Superkupën e Spanjës, Ligën e Kampionëve dhe La Ligën./IndeksOnline