Pas Nadalit, Zverevi “viktima” e radhës e Thiemit, ndeshet me Gjokoviqin në finale

Dominic Thiemi ka fituar ndeshjen e zjarrtë gjysmëfinale ndaj gjermanit Zverev pas 4 setave në grandslamin “Australian Open”
Ishte pikërisht Zverevi ai që fitoi setin e parë 3:6 për t’i humbur tre të tjerët radhazi 4:6, 6:7, 6:7, në një ndeshje shumë të barabartë midis dy teniserëve
Në finale Thiemi, do të përballet me serbin, Novak Gjokoviw, i cili eliminoi dje Roger Federerin.
Thiemi kaloi në gjysmëfinale duke e mposhtur Rafael Nadalin 3:1 në sete./Indeksonline/