Pas natës ‘tronditëse’ me Britneyn, lajmërohet Kimi
Kim Kardashian doli me fëmijët e saj dhe mbesën të shtunën në mbrëmje në Los Angeles.
45-vjeçarja e cila shokoi fansat gjatë ditës kur ndau foto me Britney Spears, doli e veshur me një pallto lëkure ngjyrë kafe , kapelë bejsbolli dhe syze dielli të zeza të mëdha, transmeton Indeksonline.
Kim qëndronte pranë vajzës së saj shtatëvjeçare, Chicago , dhe iu bashkuan edhe djemtë e saj, Saint, nëntë vjeç, Psalm, gjashtë vjeç, dhe mbesa Dream Kardashian, nëntë vjeç.

Kim i la ndjekësit e saj në Instagram të shokuar duke zbuluar se kishte qenë në një festë me pizhame me Britneyn./Indeksonline/


