14:02 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pas ndarjes, Adele gati të organizojë një festë të ‘çmendur’ për shoqen e saj Jennifer Lawrence

Fituesja e çmimit Oscar, aktorja e njohur Jennifer Lawrence së shpejti pritet ti jap fund beqarisë, pasi u fejua  me Cooke Maroney.

E duket se ajo ka në plan ta organizojë festën e beqarisë, e për këtë është kujdesur shoqja e saj e cila u divorcua, Adele.

Sipas ‘The Sun’ këngëtarja ka menduar ta organizojë një festë të ‘çmendur’ ashtu si edhe dëshiron Jennifer, dhe ti ftoj disa emra të njohur.

“Për momentin është një sekret i madh, mirëpo të ftuarit kanë filluar të marrin ftesat dhe duekt se do të jetë një festë e çmendur, pasi Jennifer i pëlqen të festoj andaj çdo gjë mund të ndodhë atë ditë”: kanë potencuar burimet.

Thuhet se gjatë festës nuk do të ketë kamera dhe nuk lejohen potimet nëpër rrjetet sociale, që duket se do të jetë tejet private.

Kujtojmë që këngëtarja e njohur Adele ka pasur disa turbulenca në jetën private, pasi i dha fund martesës së saj 4 vjeçare me ish partnerin. /Indeksonline/