Pas ndarjes, aktorja zbulon se pse nuk do të kthehet në SHBA

Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, këngëtari Joe Jonas në vitin 2023, aktorja britanike Sophie Turner, e njohur për rolin e saj në “Game of Thrones”, la pas jetën në Shtetet e Bashkuara për t’u rikthyer në atdheun e saj, Angli.
Që prej asaj kohe, ajo nuk është kthyer më në SHBA dhe duket se nuk ka asnjë plan për ta bërë këtë së shpejti.
Në një intervistë të publikuar, më 22 gusht për revistën Flaunt, 29-vjeçarja, e cila ka dy vajza, Willan, 5 vjeç, dhe Delphinen 3 vjeç, me anëtarin e “Jonas Brothers”, tha se rikthimi në Angli i ka dhënë një perspektivë të re mbi jetën dhe prioritetet e saj.
“Thjesht ndihem si në shtëpi këtu”, tha Sophie. “Nuk dua të shpërngulem më kurrë. Kur jetoja në Amerikë, nuk e kuptoja sa shumë më duheshin miqtë dhe familja dhe sa të rëndësishëm janë ata për mirëqenien tënde, derisa u gjenda larg tyre. Tani që jam kthyer, e vlerësoj çdo moment me ta”.