Pas ndarjes, DiCaprio i ka vënë sytë tek Gigi Hadid

Tashmë që është zbuluar zyrtarisht se Leonardo DiCaprio është beqar, ka pasur thashetheme për raportet e reja të tij.
Së fundmi ai u pa nën shoqërinë e Gigi Hadid, pasi më parë ka qenë në lidhje me të, transmeton Indeksonline.
Sipas dy personave të afërm të tyre, dyshja kanë qenë bashkë të shtunën e kaluar në një festë për nder të Javës së Modës në NY.
Ata ishin ulur në një tryezë ku kanë qenë të ftuar edhe Venus Williams dhe Ben Simmons.
Në fillim të këtij muaji një burim anonim për “De Telegraaf” tha se DiCaprio i ka vënë sytë nga Gigi Hadid, por deri më tani ajo nuk ka shfaqur interes ndaj tij./Indeksonline/