22:30 / E Mërkurë, 05 Prill 2023 / AR

Pas ndarjes, Dj Geek bën gjestin e ëmbël për Dafinen

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri mbrëmjen e sotme ka lansuar projektin e ri muzikor të titulluar, “Harroj” të cilën e solli në bashkëpunim me Cricket.

Pas lansimit, këngëtarja mori mbështetje të madhe nga miq, familjar e fansa.

E në mesin e tyre ishte edhe ish-partneri, Dj Geek.

Në “Instastory” ka publikuar këngën e Dafines duke bërë kështu gjestin e ëmbël, përkundër prishjes së raporteve./Indeksonline/