11:22 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pas ndarjes, Jennifer Garner dhe Ben Affleck shihen së bashku në Los Angeles

Aktorja Jennifer Garner, ka qenë bashkëshortja e aktorit Ben Affleck që nga viti 2005, deri në vitin 2018 kur ata u ndanë.

Ata së bashku kanë 3 fëmijë, për të cilët tanimë kujdesen së bashku dhe herë pas here duhet ribashkuar për të qenë të dy pranë fëmijëve, transmeton Indeksonline.

Ata shfrytëzuan edhe ditëlindjen e 14-të të vajzës së tyre Violet, për të dale së bashku në ‘shopping’.

47 vjeqarja Jennifer Garner mori tre fëmijët e saj në prag të krishtlindjeve duke bërë pazar në Los Angeles bashkë me Ben Affleck.

Të dy aktorët dukeshin për mrekulli, derisa publiku mirëpriti këtë ribashkim, pasi që ata ishin një nga çiftet më të dashura për publikun. /Indeksonline/