13:47 / E Premte, 23 Prill 2021 / OSH

Pas ndarjes nga Alex Rodriguez, Jennifer Lopez tani në krahët e Marc Anthony

Këto kohë kanë qenë të vështira për Jennifer Lopez për shkak të ndarjes me Alex Rodriguez. Megjithatë, ajo ka pasur mbështetjen e familjareve të saj, një burim ka treguar për ‘People’ se Lopez ka qenë në humor të mirë falë mbështetjes që ka marrë dhe se po vazhdon xhirimet e filimit “Shotgun Wedding” në Republikën Domenikane.

Madje, thuhet se pas ndarjes nga Rodriguez, ajo ka gjetur mbështetjen te ish-bashkëshorti, Marc Anthony, me të cilin ka dy binjakët, Emme dhe Max.

“Jennifer është mirë. Ajo po xhiron akoma në Republikën Domenikane. Fëmijët e kanë vizituar dhe ata e bëjnë atë të lumtur. Jennifer dhe Marc Anthony kanë një marrëdhënie të mirë. Të kishte Marc pranë teksa punonte jashtë ka qenë shumë qetësuese për Jennifer”, ka thënë burimi.

Lopez dhe Anthony kanë arritur të kujdesen në mënyrë perfekte për fëmijët e tyre edhe pas ndarjes. Ata kanë ruajtur gjithmonë marrëdhëniet e mira dhe pse kanë 8 vite që janë divorcuar.

Disa ditë më parë përmes një deklarate të përbashkët me Alex, ish-çifti bënë të ditur se nuk do të jenë më bashkë, por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit, sepse funksionojnë më mirë kështu.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit. Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre”, është shprehur dyshja. Burimet kanë treguar se Jennifer nuk kishte më besim tek Alex, ndaj vendosi që ata të ndanin përfundimisht rrugët e tyre