75 Mall Live Search
14:44 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / AR

Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt prezanton Ines de Ramon si të dashurën e re

Aktori, Brad Pitt ka prezantuar për publikun të dashurën e tij, Ines de Ramon.

Pitt dhe De Ramon, u lidhën për herë të parë në nëntor 2022-ën pasi u panë së bashku në një koncert Bono me Cindy Crawford, Rande Gerber dhe Sean Penn.

Edhe pse ata nuk u treguan të afërt gjatë daljes, ata vazhduan të nxisin thashethemet për romancë muajin pasardhës, kur ajo shkoi në festën e “Babylon” për të mbështetur Pitt.

Sipas zakonit, dyshja iu shmangë paparacëve, por u panë duke u rehatuar një herë brenda, duke mbështjellë krahët rreth njëri-tjetrit ndërsa shoqëroheshin me të pranishmit e tjerë, raporton Page Six, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa asnjëri prej tyre nuk e ka adresuar publikisht statusin e tyre të marrëdhënies, de Ramon konfirmoi se ata ishin më shumë se thjesht miq, në janar, kur ajo u fotografua e shtrirë në diell lakuriq në pjesën lartë, pranë Pitt.

Kjo është romanca e parë serioze e Pitt që nga ndarja e tij në vitin 2016-të nga Angelina Jolie.