23:18 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Adeles ia shpreh dashurinë reperi shqiptar

Adele i ka dhënë fund martesës së saj me Simone Konecki pas dy vitesh.

Pas qarkullimit të këtij lajmi në mediat ndërkombëtare, ishte reperi shqiptar, Gashi ai që ka bërë një reagim, shkruan Indeksonline.

Ai përmes një statusi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Instagram’ ka shprehur simpatinë që ka për yllin e muzikës.

“Ju lutem dikush ti tregoj Adeles që ajo gjithmonë ka qenë vajza e ëndrrave të mija” ka shkruar Gashi.

Ndryshe, ditë më parë Gashi la të kuptohet se shumë shpejt mund ta shohim në një bashkëpunim me reperen e njohur, Cardi B./Indeksonline/