21:09 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pas ndarjes nga bashkëshorti prezantuesja shijon pushimet, ja kush po e shoqëron

Prezantuesja shqiptare Arbana Osmani njihet për paraqitjen e saj në shumë emisione të ndjekura dhe është mjaft e dashur nga publiku shkruan Indeksonline.

Ajo është përfolur shumë edhe për jetën e saj private, teksa është konfirmuar se ajo i ka dhënë fund martesës së saj 16 vjeçare me Ardit Keron, ndërsa ata tanimë i bashkon vetëm djali i tyre Joni me të cilin jeton Arbana.

Arbana Osmani së fundmi është paraqitur nga pushimet që po i kalon në një vend të bukur në Turqi, e shoqëruar nga i biri Joni me të cilin po kalon qaste të lumtura. /Indeksonline/