75 Mall Live Search
09:30 / E Martë, 22 Gusht 2023 / AR

Pas ndarjes nga Britney, Sam shihet duke e shëtitur qenin (foto)

Ish-bashkëshorti i Britney Spears është parë duke shëtitur ditën e djeshme me qenin e tij.

Ai doli për herë të parë në publik pas ndarjes së bujshme, transmeton Indeksonline.

Në dorë nuk ka të vendosur unazën e martesës.

Aktori tregoi muskujt ne një bluzë të zezë, një ditë pasi Britney organizoi një festë divorci me një grup burrash pa këmishë.

Kujtojmë që Sam bëri kërkesë për divorc nga Britney të mërkurën e kaluar, ku ai u largua nga rezidenca e tyre pasi besonte se Britney po e tradhtonte me një punonjës në shtëpinë e tyre.

Sam Asghari dhe Britney Spears Happier Times