75 Mall Live Search
17:04 / E Diele, 23 Qershor 2024 / AR

Pas ndarjes nga Chiara Ferragni, Fedez hap llogari në “Only Fans”

Pavarësisht se shumë e këshilluan të përpiqej të “pastronte imazhin e tij”, Fedez ka bërë të kundërtën. Këngëtari zbuloi se ka hapur një llogari në OnlyFans.

“Kur të gjithë më thonë të bëj diçka, më pëlqen të bëj krejt të kundërtën. Vendosa të hap një OnlyFans dhe doja t’ju them se e di që ju interesojnë këto gjëra”

Fedez shpjegon pse e mori një vendim të tillë: “Unë përfundova një bashkëpunim me djemtë e OnlyFans në Amerikë dhe po hap një bashkëpunim, një kanal. Është qesharake, të gjithë më thonë se duhet të pastroj imazhin tim dhe unë” Në heshtje, po hap një kanal OnlyFans”

Megjithatë ai mohon se do të ketë përmbajtje eksplicite në llogari.