75 Mall Live Search
14:39 / E Diele, 01 Tetor 2023 / Gj. Sh

Pas ndarjes nga Dafina, Dj Geek bashkon forcat me Loredanën

Dj Geek duket se nuk do të “pushojë” gjatë.

Pas ndarjes nga Dafina Zeqiri si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale, Geek me gjasë do të bashkojë forcat me Loredanën.

Mësohet se Dj i njohur është në negociata me menaxhmentin e artistes shqiptare, e cila njihet edhe ndërkombëtarisht.

Brenda javëve pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes për bashkëpunim tutje.

Ky lajm erdhi vetëm pak ditë pasi u mësua se dy ish-at e tyre, Dafina dhe Mozzik po vijnë me një bashkëpunim.