Pas ndarjes nga Jennifer Garner, Ben Affleck në romancë një tjetër aktore

Ben Affleck dhe Ana de Armas së fundmi kanë punuar së bashku në filmin Deep Water dhe duket se ata krijuan një lidhje të fortë gjatë xhirimeve të filmit!
Aktori 47-vjeçar dhe aktorja 31-vjeçare u fotografuan së bashku në vendin e saj të lindjes, Kuba të enjten (5 mars).

Ben dhe Ana u panë së bashku duke shijuar një darkë në një restaurant në Havana dhe gjatë një shëtitje në qytet.

Ana kohët e fundit u bë një yll i madh në Hollywood me punën e saj dhe nominimin për Golden Globe në misterin e vrasjes Knives Out dhe ajo do të shihet në filmin e ardhshëm Bond No Time to Die .

Ben ka qenë i zënë këtë javë duke bërë promovimin për filmin e tij të ri The Way Back dhe duket se ai shkoi direkt në Kubë pasi përfundoi turneun e tij. Ai ishte i lidhur kohët e fundit edhe me producenten e SNL Lindsay Shookus dhe muzikanten, Katie Cherry./Indeksonline/