18:14 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / AR

Pas ndarjes nga Kanye, kështu e quan Kim djalin e vogël

Kim Kardashian duket se ka nisur të marr vetën pas ndarjes nga Kanye.

40 vjeçarja është mjaftë aktive në rrjetet sociale, duke shpërndarë imazhe të shumta të fëmijëve të saj, transmeton Indeksonline.

Së fundmi publikoi një imazh të djalit të vogël Psalm, duke treguar se sa i bukur është ai.

‘Djali më i ëmbël! Këtu nuk mund të thuash por ai ka buzëqeshjen më infektive! Unë të dua zemër Psalm’, shkroi ajo në Instagram.

Postimi i përzemërt i Kim vjen pasi u zbulua se ajo dhe Kanye janë divorcuar pas gjashtë vite martesë.

Sipas një burimi, tani për tani, fëmijët janë kryesisht me Kimin. Sa herë që Kanye dëshiron t’i shohë, ai mundet. Ajo nuk po e ndalon atë.  Kim nuk është e sigurt se si do të jetë e ardhmja, por ajo ia ka bërë të qartë Kanye se ai është i mirëpritur të kalojë kohë me ta kur të dojë./Indeksonline/