15:58 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Pas ndarjes nga Kerem, Hande Erçel në lidhje të re dashurie, fotografohet për dore me biznesmenin e njohur

Hande Erçel ka nisur një lidhje të re. Aktorja shumë e dashur për publikun duket se e ka lënë pas historinë me Kerem Bursin, me të cilin pati një lidhje gjatë serialit “Dashuria është në ajër”.

Së fundmi Hande është fotografuar me biznesmenin Hakan Sabanci.

Çifti kaluan pushimet në Paris e më pas udhëtuan në Finlandë.

Ata u fotografuan në aeroport ku dukeshin të lumtur krah njëri-tjetrit megjithatë nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.