21:42 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019

Pas ndarjes nga Loredana, Mozzik “ngacmon” Encën

Reperi Mozzik ka raporte të mira me këngëtaren nga Shqipëria, Enca me të cilën edhe kishte realizuar një projekt muzikor vite më parë.

Kjo e fundit është tejet aktive në rrjetet sociale, ndërsa në një fotografi që ka ndarë së fundi me adhuruesit ajo ka lënë edhe një përshkrim interesant sipër, shkruan Indeksonline.

“Beqare, Rehat n’shpi tu e dit qe sme tradhton njeri”, ishte mbishkrimi që bëri Enca në imazh, ndërsa kërkoj nga ndjekësit t’ia lënë një mbishkrim interesant.

Ishte Mozzik ai që nuk hezitoj të “ngacmoj” këngëtare duke shkruar “Tu prit qorapet”.

Ndryshe, Enca ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell projekte të reja, teksa Mozzik sonte ( e enjte) publikon këngën e re./Indeksonline/

Mos i humb