75 Mall Live Search
09:32 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Pas ndarjes nga miliarderi arab, Rihanna në lidhje me reperin e njohur

Ajo u nda nga miliarderi arab, Hassan Jameel, javën e kaluar pas afro tre vjetësh romancë.

Por tani duket se Rihanna ka gjetur dashurinë e re në krahët e reperit A$AP Rocky, sipas burimeve të “The Sun”-it, transmeton Indeksonline.

Miqtë e vjetër, për të cilët u raportua se kishin një lidhje romantike edhe më parë, u panë të afërt me njëri-tjetrin edhe në “2020 Yams Day Benefit Concert” më 17 janar në të njëjtën ditë kur ylli i popit u nda nga Jameeli.

Raportohet se dyshja kaloi natën duke u argëtuar. “Ata qëndruan në të njëjtin apartament gjatë këtij udhëtimi në New York”, tha një burim.

“Ata vërtet po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit”, theksoi burimi.

“Është me të vërtetë e rastësishme lidhja midis tyre dhe ajo nuk po mendon nëse ka një të ardhme me Rockyn. Është thjesht një vajzë e re beqare që dëshiron të argëtohet’.

Kjo nuk është hera e parë që përhapen thashethemet për një lidhje dashurie midis Rihannas dhe Rockyt.

Ata u panë së bashku në New York City më 2013. Por reperi ishte i shpejtë për të shuar thashethemet për raportin e tyre.

“Unë nuk e shikoj në atë mënyrë. Ajo është seksi, por unë jam mirë”, ishte shprehur atë kohë reperi./Indeksonline/