12:52 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Pas ndarjes nga miliarderi arab, Rihanna rikthehet në krahët e Drake-t

Rihanna dhe Drake u panë të afërm me njëri-tjetrin në “Yams Day 2020” – një koncert për të nderuar të ndjerin A $ AP Mob të premten.

Tifozët kapën një video ku shfaqet ish- çifti që qëndronte pranë njëri-tjetrit në turmë, transmeton Indeksonline.

Është e paqartë nëse dyshja mbërriti së bashku apo foli në këtë ngjarje, por ka të ngjarë që u takun sepse ishin vetëm disa metra larg njëri-tjetrit.

Lajmet për ribashkimin e tyre u përhapën pasi që kohët e fundit u raportua se Rihanna, 31 vjeçe, është beqare.

Sidoqoftë, një burim tha se nuk ka asgjë midis dy artistëve.

Sipas Us Weekly-it, këngëtarja e “Love on the Brain” kohët e fundit u nda nga i dashuri i saj  miliarderi, Hassan Jameel, pas tre vjetësh romancë.

Dyshja u lidh për herë të parë  në qershor 2017 kur Rihanna u pa në shoqëri me biznesmenin 31-vjeçar arab, ndërsa ishte me pushime në Spanjë.

Drake, 33 vjeç dhe Rihanna u përfolën për një romancë në vitin 2016.

Sidoqoftë, Rihanna i tha “Voguet” në maj 2018: “Ne nuk jemi miq, por ne nuk jemi as armiq, është ajo që është”./Indeksonline/