22:25 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana lumturinë e gjen me vajzën në krah

Këngëtarja Loredana Zefi u bë target i mediave rozë, për shkak të ndarjes së saj nga reperi Mozzik, me të cilin kanë një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Hana, shkruan Indeksonline.

Por që të dy kanë vazhduar të angazhohen me projektet e tyre muzikore, madje duke qenë shumë të kërkuar nga fansat.

Por Loredana duket se ka ku të gjejë lumturinë, pasi ajo shfaqet vazhdimisht me vajzën e saj Hanën.

Njejtë ka bërë  edhe së fundmi, ku përmes InstaStory, ajo është shfaqur me vajzën në krah, duke shijuar çdo moment pranë saj. /Indeksonline/