75 Mall Live Search
23:00 / E Martë, 23 Gusht 2022 / AR

Pas ndarjes nga Pique, Shakira bëhet për psikolog

Pasi Gerard Pique u pa së fundmi duke u puthur me të dashurën e tij të re në publik, thuhet se Shakira është takuar me një psikolog pas ndarjes së tyre.

Jordi Martin tha për RCN Mundo se këngëtarja ka mbetur e “shkatërruar” nga ndarja.

“Mund të them se Shakira është në një vend të keq. Ajo është e shkatërruar emocionalisht, madje ka pasur nevojë për mbështetje psikologjike. Ajo kurrë nuk e priste që Pique të ishte i tillë”, ka deklaruar ai.