23:02 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / OSH

Pas ndarjes nga Tea, Bearti shoqërohet nga kjo femër në plazh

Bearti duket se është duke shijuar bregdetin e Shqipërisë mjaft shumë.

Pak muaj më parë doli lajmi se çifti më i përfolur i showbizit për momentin Tea dhe Bearti janë ndarë.

Lajmin e konfirmuan të dytë por që nuk deshën të bënin të ditur për publikun arsyen e ndarjes.

Ndërsa pas ndarjes së çiftit dyshja kanë vazhduar duke ndarë rrugët e tyre dhe po jetojnë jetët e tyre ndara.

Bearti deri tani është shprehur kundër një lidhje dashurie sepse sipas tij, ai po fokusohet në vete para se të filloj kërkimin e një të dashure tjetër, por Instastory e tij e fundit thotë ndryshe.

Ai së fundi ka ndarë disa pamje në Instastory ku shihet duke shijuar motin e nxehtë në plazhe të ndryshme të Shqipërisë teksa në njërën prej tyre shihet në shoqërinë e një vajze të bukur.

Juliana quhet vajza e cila po shoqërohet me ish-konkurrentin e “Përputhen”, emër ky i cili nuk është i njohur për publikun dhe nuk dihet ende se çfarë është saktësisht marrëdhënia e tyre.