Pas ndarjes nga Travis Scotti, Kylie Jenneri bëhet emocionale
Lajmi i ndarjes së Kylie Jennerit nga Travis Scotti bëri bujë të madhe në mediat ndërkombëtare javën që lamë pas.
Dyshja që kanë së bashku një vajzë i dhanë fund lidhjes për shkak të angazhimeve, ndërsa thuhet se kanë ruajtur raporte të mira më njëri-tjetrin, shkruan Indeksonline.
22- vjeçarja ka vazhduar të jetë aktive në rrjetet sociale, pasi mohoj që është rikthyer me ish- të dashurin Tyga, ylli televiziv ka postuar një thënje interesante në të cilën tregonte gjendjen e saj emocionale.

“Lumturia është një zgjedhje, jo rezultat. Asgjë nuk do t’ju bëjë të lumtur derisa të zgjidhni të jeni të lumtur. Asnjë person nuk do t’ju bëjë të lumtur nëse nuk vendosni të jeni të lumtur. Lumturia juaj nuk do të vijë te ju. Mund të vijë vetëm nga ju”, ka shkruar Kylie.
Kujtojmë që Kylie njihet edhe si një nga femrat më të pasura në planet fal linjës së suksesshme të produkteve të bukurisë./Indeksonline/
