75 Mall Live Search
08:25 / E Martë, 07 Tetor 2025 / AR

Pas ndarjes së bujshme, JLo fotografohet me Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck surprizuan publikun me një paraqitje së bashku në tapetin e kuq, vetëm disa muaj pas divorcit të tyre.

Ish-çifti pozuan së bashku të hënën në mbrëmje në premierën në New York të filmit të ri “Kiss of the Spider Woman”, në të cilin 56-vjeçarja Lopez luan rolin kryesor dhe 53-vjeçari Affleck është producent ekzekutiv, raporton People, transmeton Indeksonline.

Për këtë rast festiv, Lopez zgjodhi një fustan mbresëlënës nga stilisti Harris Reed, korseja e të cilit i ngjante një rrjete merimange, nga koleksioni i pranverës 2026.

Affleck zgjodhi elegancën klasike, duke veshur një kostum blu të errët dhe një këmishë të bardhë.

Edhe pse ata finalizuan divorcin e tyre në janar të këtij viti, vetëm 20 javë pasi këngëtarja paraqiti kërkesën për divorc, çifti u shfaq shumë i përzemërt në këtë event.

Affleck e vlerësoi shumë ish-gruan e tij dhe regjisorin Bill Condon. Gjatë prezantimit të filmit, Affleck e quajti Lopez “të pabesueshme” dhe e lavdëroi regjisorin për “një punë të pabesueshme”./Indeksonline/