19:55 / E Hënë, 13 Dhjetor 2021 / AR

Pas ndërhyrjes Bora kthehet në Përputhen, përlotet nga supriza

Pak ditë më parë Bora i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ndonëse pas operacionit ajo është rikthyer sërish në Përputhen.

Teksa ka hapur emisionin është pritur me një buqetë me lule dhe një torte për ditëlindjen e Arborit. Konkurrentët kanë berë një torte me foton e saj me djalin.

“Nuk jam gati për emocione kaq të forta!”- ka thënë Bora e përlotur.

Bora ka shkruar edhe në Facebook për urimet e marra, teksa falënderon të gjithë për çdo mesazh që i kanë dërguar.

“Faleminderit shumë për çdo urim tuajin. Është vertetë force për mua, unë jam mirë me shëndet falenderoj zotin dhe gjithashtu ju falenderoj shumë për çdo mesazh për kohën që keni humbur që të më shkruani.

Ps: Gjithashtu ju falenderoj shumë për urimet e pa kursyera për ditëlindjen e Arborit. JU DUA!”, ka shkruar Bora.