75 Mall Live Search
23:03 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pas ndeshjes, Liverpooli e paraqet një rast të dyshimtë në federatë

Liverpooli shënoi fitore të vështirë me rezultat 1-0 në ndeshjen kundër Wolves në kuadër të xhiros së 20-të të Premierligës.

Por pas ndeshjes, kampionët e Botës kanë paraqitur një rast të dyshimtë që ndodhi gjatë ndeshjes.

Sipas tyre, një djalë që mban topin është sulmuar nga futbollisti i Wolves, Jonny, shkruan Indeksonline.

Klubi do të ndjekë protokollet e vendosura në drejtim të mbledhjes së informacionit përkatës. Ndërsa ai proces zhvillohet, ne nuk do të bëjmë asnjë koment tjetër“, thuhet në njoftimin e klubit.

Nuk është hera e parë që djemtë dhe lojtarët janë përplasur gjatë ndeshjeve.

Ish-ylli i Chelsea, Eden Hazard u përjashtua me të kuq pasi shkelmoi një djalë që mban topin gjatë një ndeshje në Kupën e Ligës në Swansea në 2013. /IndeksOnline/