75 Mall Live Search
21:08 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pas ndeshjes me Francën, lëndohet ylli shqiptar

Pas angazhimit me Kombëtaren për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës, Rei Manaj u bashkua me Albaseten në ligën e dytë spanjolle.

Gjithsesi, për fat të keq sulmuesi kuqezi nuk mund të shkelte dot në fushën e blertë. Ai është dëmtuar në një seancë stërvitore në palestër, më konkretisht në këmbën e djathtë.

Lushnjari do të ekzaminohet më në detaje, dhe testet do të tregojnë nëse ai do të jetë i gatshëm për trajnerin në ndeshjen e së dielës ndaj Mirandes.