75 Mall Live Search
11:05 / E Premte, 30 Gusht 2024 / G T

Pas ndeshjes ndaj Las Palmas, Mbappe “kapet” duke lexuar një artikull që shkruante keq për të!

Skuadra e Real Madridit mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Las Palmas në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga.

Kylian Mbappe sërish nuk arriti të shënonte gol në ligë dhe u kritikua nga tifozët dhe mediat e shumta, shkruan Indeksonline

“Elchiringuito” xhiroi futbollistin e Kombëtares së Francës pas ndeshjes duke hipur në autobus.

Me një saundviq në duar, Mbappe lexonte lajme që kishin kritika për të dhe po përgatitej të shikonte një serial në “Netflix”.

Mbappe u transferua te Real Madridt me para-metra zero, por që ende nuk ka arritur të ambientohet te klubi mbretëror edhe pse në Super Kupën e UEFA-s arriti të shënonte një gol./Indeksonline/