20:37 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pas ndeshjes, Prishtina – Gjilani, kështu ndryshon renditja tabelare në Superligë

Prishtina ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Gjilanit sonte në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

Në ndeshjen që ishte paraparë të zhvillohet në javën e parë, por që u zhvillua sonte, Prishtina triumfoi përballë skuadrës gjilanase.

Skuadra e Mirel Josës arkëtoi tri pikë të rëndësishme pas fitores, 1-0 përballë Gjilanit, transmeton IndeksOnline.

Golin e vetëm për prishtinasit e shënoi Diar Miftaraj, por si qëndrojnë punët në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës?

Me fitoren e sontme, Prishtina ngritet në vendin e tretë me 3 fitore, 2 barazime – me 11 pikë të grumbulluara, duke lënë pas edhe Llapin.

Ndërsa, Gjilani mbetet në vendin e pestë me 7 pikë të grumbulluara pas 2 fitore, 1 barazimi dhe 2 humbjeve./IndeksOnline/