75 Mall Live Search
16:21 / E Diele, 09 Tetor 2022 / C E

Pas ndeshjes së sotme, jep dorëheqje trajneri i skuadrës kosovare

Arbnor Morina ka lëshuar pozitën e trajnerit te skuadra e Ferizajt.

Përmes një komunikate, skuadra e Superligës njofton se Morina ka dhënë dorëheqje për tu lënë hapsirë ndryshimeve në të mirë të klubit, shkruan Indeksonline.

Ferizaj aktualisht është në vendin e fundit në tabelë me 8 pikë aq sa ka Malisheva dhe Dukagjini.

Ky është njoftimi i klubit:

Arbnor Morina jep dorëheqje nga posti i trajnerit të FC Ferizaj”Pas takimit të sotëm kundër Gjilanit, kam njoftuar kryesinë e klubit që nuk do të jem më trajner i ekipit sepse mendoj që diçka duhet të ndryshohet që ekipi të ec përpara, me iden se klubi është më I madh se secili individ. Periudha e kaluar në Ferizaj, është një periudhë shumë e këndshme për mua në bashkëpunim me njerëz punëtorë dhe të sinqert, mirëpo klubi ka nevojë për një infuzion që të vazhdoj rrugëtimin aty ku e ka cakun. Këtë vendim e kam marr pasi që prej xhiros së parë kemi qenë ekip, i cili kemi tregu futboll të mirë, kemi shënu por nuk kemi mundur të mbajmë rezultatin. Besoj se reflektimi im do të ia kthej FC Ferizajt ditët që i kemi kaluar në ligën e parë.Falemnderit të gjithëve në klub për bashkëpunim dhe dëshiroj që FC Ferizaj të arrijë atje ku i ka synimet kryesia e klubit”, tha Arbnor Morina.Me këtë rast presidenti i klubit, Lulzim Abazi, e ka falenderuar Morinën për kontributin e tij 1 vjeçar në krye të ekipes, duke i uruar shëndet e suksese në të ardhmen.