75 Mall Live Search
23:30 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / FR

Pas ndeshjeve të sotme, tre kombëtare tjera sigurojnë kualifikimin pa luajtur

Italia siguroi kualifikimin në 1/16 e finales së Kampionatit Evropian, pas barazimit 1-1 me Kroacinë.

“Azurët” u renditen në vendin e dytë në Grupin B, pas Spanjës e cila është kombëtarja e vetme me pikë të plota në tre ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu pas këtyre ndeshjeve, kualifikimin e siguruan edhe tre kombëtare të mëdha si Anglia, Franca dhe Holanda.

Kombëtaret tjera që kanë kaluar fazën e grupeve janë edhe Gjermania, Zvicëra dhe Portugalia./IndeksOnline/