75 Mall Live Search
21:45 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / FR

Pas nëntë ditësh në rrënoja, nxirret i gjallë një fëmijë në Gaza

Një fëmijë është nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga bombardimet izraelite në Gaza.

Bëhet e ditur se fëmija është shpëtuar nga një njësi e mbrojtjes civile pasi mbijetoi nëntë ditë mes rrënojave të shtëpisë së tij të shembur në lagjen Zeitoun.

Ndërkaq, është pikërisht kjo lagje ku luftimet janë ndezur dukshëm javëve të fundit.