75 Mall Live Search
16:58 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pas nervozizmit të ditës së djeshme, Fatmir Sejdiu sot po relaksohet në Plavë e Guci

Ndonëse synoi që në zgjedhjet partiake të LDK-së që u mbajtën dje, ish-kryetari i kësaj partie Fatmir Sejdiu të jetë sërish në krye të këtij subjekti, ai nuk arriti madje as të marr vota të mjaftueshme për kandidim.

Ndërsa, pas mbajtjes së zgjedhjeve që mori edhe një tjetër mandat, Isa Mustafa, Sejdiu u shpreh i mllefosur duke thënë se ai ishte viktimë e atyre që i ka kundërshtuar.

Por, duket se ka vendosur ta lërë prapa krahëve këtë “dështim”, derisa ai sot po relaksohet në Plavë dhe Guci me familjen e tij, nga edhe ka postuar një fotografi.

“Një ditë e mrekullueshme me familje në Plavë e Guci dhe në bjeshkët e Tamarës e të Kelmendit”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e tij Facebook./Indeksonline/