Pas Newcastle, Princi arab është në bisedime për të blerë gjigantin italian

Mohamed bin Salman nuk ndalet vetëm me Newcastle.
Pasi që bleu klubin anglez për 350 milionë euro, princi i kurorës i familjes mbretërore të Arabisë Saudite gjithashtu dëshiron të blej edhe Interin.
Fillimisht ishte caktuar që të ketë një takim para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Sipas gazetës “Libero” qarqet financiare tashmë janë gjetur dhe po flitet për një marrëveshje gati të arritur.
Zhang është i gatshëm ta shesë klubin për një vlerë rreth 1 miliard euro. /IndeksOnline/