75 Mall Live Search
10:26 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / AR

Pas ngjarjes tragjike në “Rust”, aktori i filmit jep lajmin e madh

Një aktor i filmit “Rust” të Alec Baldwin, është gati të rinis punën pas vdekjes tragjike të Halyna Hutchins. Kjo vjen pasi familja e të ndjerës ka thënë që mund të vazhdojnë xhirimet.

Douglas Stewart ka thënë për TMZ se pengesa më e madhe në përfundimin e filmit ishte të dije nëse familja e Halyna-s do të donte që ky film të publikohej, transmeton Indeksonline.

Baldwin & Hutchins.

Siç është raportuar në media të huaja, Matthew Hutchins ka njoftuar këtë javë se do të heqë dorë nga padia kundër Alec, producentëve dhe të tjerëve pasi kanë arritur një marrëveshje.

Alec do të luaj rolin kryesor në këtë film./Indeksonline/

alec Baldwin