12:13 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / A. A

Pas ngjarjes tragjike, vdiç futbollisti i njohur i Premier Ligës

Mesfushori anglez, Peter Whittingham ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare.

Ish futbollisti i Aston Villës, kishte pësuar goditje traumatike në kokë pasi u përplas në tokë duke ecur shkallëve të një kafeneje në Londër, transmeton Indeksonline.

Kjo ngjarje kishte ndodhur në mars të vitit të kaluar dhe mediat në Angli, raportojnë se 11 ditë më vonë ai kishte ndërruar jetë.

Gjatë karrierës së tij 15 vjeçare në futboll, Whittingham ka luajtur për Aston Villë, Burnleyn, Derby Countyn, Cardiffin dhe Blackburnin.

/Indeksonline/