15:52 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / B O

Pas ngjarjeve në Ukrainë, Haradinaj ka disa kërkesa ndaj krerëve të shtetit

Kryetari i AAK i ka bërë thirrje krerëve të institucioneve që të reflektojnë krahas zhvillimeve të fundit në Ukrainë.

Në reagimin e Haradinajt në Facebook, i bëhet thirrje Presidentes, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit që ta rikthejnë projektin e gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë, projektin, të përfundohet Stategjia Nacionale e Sigurisë dhe të miratohet Ligji i Donacioneve për Ushtrinë e Kosovës.

Reagimi i Haradinajt:

Pushtetarë të Kosovës: Presidente, Kryeministër, Kryeparlamentar,

  1. Kthejeni projektin e gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë;
  2. Përfundojeni Strategjinë Nacionale të Sigurisë;
  3. Miratojeni Ligjin e Donacioneve për Ushtrinë e Kosovës.

Thirrni ndërgjegjës suaj për hirë të fëmijëve tanë.