75 Mall Live Search
14:22 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / LB

Pas NISMA-s një tjetër parti i bashkohet në koalicion PDK-së në Prizren

Aleanca Kosova e Re dega nw Prizren ka marrë vendim që të përkrah kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totajn.

Kjo u bë e dikur përmes një komunikate dërguar medieve.

“Kandidatët ,kryesia  jonë , një zëri shprehëm vullnetin që ta përkrahim pa rezervë Kryetarin z Shaqir Totaj  si një nga personalitet ma me vlerë për qytetin tonë, përmes të cilit dotë  vijne shume projekte madhore e vitale për qytetin e Prizrenit. Andaj të gjithë të bashkuar ti japim mbështetje të fuqishme që edhe projektet që janë në plan të vazhdohen sa më parë dhe mos të kemi stagnim të tyre”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e AKR-së, transmeton Indeksonline.

Komunikata e plotë:

Pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë tonë, Aleanca Kosova e Re (AKR) Dega në Prizren  kemi marrë vendim të unifkuar që në raund të dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Prizrenit , të mbështesim kandidatin e Partis Demokratike z Shaqir Totaj.

 Kandidatët ,kryesia  jonë , një zëri shprehëm vullnetin që ta përkrahim pa rezervë Kryetarin z Shaqir Totaj  si një nga personalitet ma me vlerë për qytetin tonë, përmes të cilit dotë  vijne shume projekte madhore e vitale për qytetin e Prizrenit. Andaj të gjithë të bashkuar ti japim mbështetje të fuqishme që edhe projektet që janë në plan të vazhdohen sa më parë dhe mos të kemi stagnim të tyre.

Për AKR Dega në Prizren , nga sot z Shaqir Totaj  është kandidat i Aleanca Kosova e Re – AKR, me bindjen se nga nesër do të rikonfirmohet  mandati të jetë Kryetar i Komunës Prizrenit…

Vota e çdo anëtari të Aleancës Kosova e Re – AKR Dega në Prizren,nga sot konfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të z Shaqir Totaj i cili me datë 14 Nëntor 2021, përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Prizrenit…