75 Mall Live Search
15:39 / E Martë, 21 Tetor 2025 / b l

Pas Nismës, Besnik Osmani arrin marrëveshje për balotazh edhe me Partinë Liberale Egjiptiane

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani ka njoftuar për marrëveshjen e radhës për balotazh.

Osmani ka bërë me dije së ka arritur marrëveshje me Partinë Liberale Egjiptiane.

Paraprakisht, kandidati i LDK-së ka bashkuar forcat edhe me Nismën Socialdemokrate për balotazhin që do të zhvillohet më 9 nëntor.

Kundërkandidat i Osmanit është Valon Prebreza i VV-së.