75 Mall Live Search
16:07 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Pas një dekade zëvendësohet fotoja e Clintonit në Prishtinë

Mëngjesin e sotëm është vendosur banneri i ri i ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton, në hyrje të Prishtinës.

Ky zëvendësim erdhi pas raportimeve të shumta për vjetrimin e fotografisë në të cilën mezi mund të vërehej portreti i Presidentit shumë të dashur për shqiptarët.

Iniciativa për ta ndërruar këtë banner erdhi fillimisht nga Al-Trade e përkrahur nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe më pas u realizua nga fondacioni Behgjet Pacolli, që mori mbështetje edhe nga Komuna e Prishtinës.