11:10 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Pas një “ftohje”, vjen përshëndetja e ngrohtë e Kurtit me Ahmetin

Ishin dikur dy njerëzit më të votuar dhe të pëlqyer në Lëvizjes Vetëvendosje. Ndonëse Albin Kurti vazhdon të mbetet i tillë, Shpend Ahmeti tashmë ka kohë që ka ndarë rrugët me partin e Kurtit, raporton IndeksOnline.

Takimi i sotëm në mes të kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të komunës së Prishtinës, zgjoj interesim të madh tek mediet dhe qytetarët. Kishte kaluar kohë e gjatë pa u parë e kjo dhe arsyeton këtë interesim.

Mirëpo pas deklarimeve , erdhi edhe momenti i përshëndetjes. Kurti e Ahmeti u përshëndetën siç po ndodh rëndom tani kur e mbarë bota vazhdon të përballet me pandeminë Covid-19.