Pas një kohe të gjatë, ky futbollist pritet të luaj nesër për Barcelonën
Ernesto Valverde pritet të vazhdoi me sistemin e tij të rotacionit te Barcelona.
Në këtë sistem këtë javë pritet të futet edhe një futbollist që nuk ka luajtur që një kohë të gjatë. Bëhet fjalë për mbrojtësin belg, Thomas Vermaelen.
Mediat katalonase raportojnë se Vermaelen pritet të startoi në ndeshjen e nesërme ndaj Leganes. Ai ka treguar formë të mirë në stërvitje si dhe në paraqitjen e fundit ndaj Belgjikës duke e bindur trajnerin për minutazhë.
Nuk dihet nëse do të startoi nga fillimi në partneritet me Umtitin apo me Piquen./Indeksonline/