Pas një kohe të gjatë, pajtohen aktorët e famshëm
Vin Diesel i habiti fansat me një postim emocional për Dwayne Johnson, duke i dhënë fund armiqësisë së tyre të gjatë.
Edhe pse ata luajtën së bashku në filma të suksesshëm nga seriali Fast & Furious për vite me radhë, armiqësia e tyre jashtë skenave ka qenë prej kohësh një sekret i hapur, transmeton Indeksonline.
Në llogarinë e tij në Instagram, Diesel postoi një foto të vjetër të tyre së bashku nga xhirimet dhe vlerësoi rolin e Johnson në filmin The Smashing Machine, në të cilin ai luan legjendën e MMA-së, Mark Kerr.
“Një nga dhuratat më të mëdha në jetë nuk është diçka që mund ta blesh – janë marrëdhëniet që krijon gjatë rrugës”, shkroi Diesel.
“Më lejoni të festoj Dwayne-in. Njerëzit nuk e kuptojnë sa shumë përpjekje duhet për të ruajtur perceptimin global çdo ditë. Mbaj mend një herë që i pyeta fansat se me kë do të donin të më shihnin të bashkëpunoja, dhe një grua me emrin Jan la një koment duke thënë se ishte ëndrra e saj të punonte me Dwayne-in”, shtoi ai.

