08:41 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pas një kohe të gjatë, vjen lajmi i mirë nga Peja: Asnjë pacient s’është në gjendje të rëndë nga Covidi-19

Spitali i Pejës ka publikuar raportin e 24- orëve të fundit sa u përket personave të prekur nga Covidi-19, duke bërë të ditur se përveç që po trajtohen 12 pacientë nga Covidi-19, aktualisht nuk ka asnjë pacientë në gjendje të rëndë, raporton IndeksOnline.

“Gjendja me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është stabile. Aktualisht po trajtohen 12 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 6 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në raportin e publikuar në Facebook.

Postimi i plotë: