11:27 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Pas një muaji Gjilanit i kthehet lojtari më i shtrenjtë

Futbollisti më i paguar i Gjilanit, Semir Hadzibulic nuk ka luajtur që gati një muaj.  Futbollisti boshnjak erdhi në afatin kalitar të janarit te ‘Skifterat’ si transfer i bujshëm.

Megjithatë ai nuk ka lënë aspak gjurmë deri tani. Në një prononcim për Indeksonline Hadzibulic  ka bërë të ditur që sot do të kthehet në stërvitje.

“Sot do të bashkohem me ekipin inshallah. Ndoshta në fundjavë mund të luaj pak minuta. Sa i përket të ardhmes nuk e di çka do të ndodhë. Në fund të sezonit do të ulem me drejtuesit e Gjilanit për të biseduar” ka thënë Hadzibulic.

32 vjeçari më parë ka bërë karrierë në Serbi, Shqipëri, Bosnje, Mal të Zi e Gjeorgji. Sipas burimeve te Indeksonline, Hadzibulic është futbollsti më i paguar i Gjilanit. /Indeksonline/